Në ditën e pavarësisë së shtetit australian, ambasadorja e Australisë në Beograd, Helena Stjudër ka vendosur të qëndron për vizitë pune në qytetin e Gostivarit. Ambasadorja Stjudër e shoqëruar edhe nga konsulli i përhershëm i shtetit australian në Shkup, Zoran Kostoski kanë realizuar takim me kryetarin e Komunës së Gostivarit Rufi Osmani si dhe drejtuesit e shoqatës joqeveritare rome “Meseçina”. Tejkalimi i ndasive mes bashkësive të ndryshme, diskriminimi në baza nacionale si dhe çështje të tjera me karakter politik dhe ekonomik, kanë qenë në fokusin e këtij takimi.
“Patëm një takim dhe bisedë shumë të sinqertë me ambasadoren e Australisë në Beograd, me çka shfrytëzova rastin që para saj të jap një letërnjoftim të hollësishëm për Komunën e Gostivarit, me theks të veçantë raportet e shkëlqyera mes komuniteteve të ndryshme.
Promovova idenë se Gostivari është një qyteti i mirëfilltë multietnik ku trajtomani mes të gjitha bashkësive etnike është i nivelit të lartë. Prezantuam asistencën financiare të cilën Komuna e Gostivarit bashkë me Ministrinë për punë dhe politikë sociale, e jep për përparimin, kulturën, civilizues dhe etnik për komunitetin rom. Kërkova nga ambasadorja që të shfrytëzon ndikimin e qeverisë australiane dhe miqve tonë ndërkombëtarë në procesin e integrimit të vendit, si një parakusht për dalje nga kriza e thellë ekonomike, sociale dhe politike”, potencoi Osmani.
Pikërisht donacioni i ambasadës australiane në Beograd për shoqatën joqeveritare rome “Meseçina”, ka qenë shkas i vizitës së ambasadores së Australisë në Beograd, Helena Stjudër, në qytetin e Gostivarit. “Jam për vizitë të shkurtër në Gostivar. Kishim nderin të vizitojmë organizatën joqeveritare “Meseçina”. Jemi te interesuar t’i ndihmojmë komunitetet, ashtu siç do ta mbështesim nëpërmjet një projekti komunitetin rom në Gostivar. Gjithashtu kisha një takim të shkurtër edhe me Kryetarin e Komunës me të cilin biseduam për tema të interesit të përbashkët. Thjeshte, ishte kënaqësi për ne ta vizitojmë Gostivarin”, theksoi Stjudër.
Donacioni me vlerë prej 5 mijë dollarësh australian ka për qëllim luftimin e diskriminimit racor mes njerëzve. Në bazë të projektit organizatës joqeveritare “Meseçina”, parashihet përpunimi i një video kilipi televiziv me mesazhe kundër diskriminimit racor.
“Mjetet nga projekti që mbështetet nga ambasada e Australisë në Beograd, do t’i shfrytëzojmë për krijimin e një klipi që do të ketë për synim ndihmesën në tejkalimin e ndasive dhe paragjykimet ndaj popullatës rome që mund t’i kenë pjesëtarët e bashkësive të tjera etnike. Synojmë që me këtë projekt që do të distribuohet në mediat elektronike vizuale, të arrihet sidokudo sensibilizimi i opinionit mbi këtë çështje”, theksoi mes tjerash Muhamed Toçi, drejtues i asociacionit për integrimin e romëve “Meseçina”.




