Ju jeni këtu: // Lajmet // Këshilltarët u morën me urbanizmin

Këshilltarët u morën me urbanizmin

Seanca e XXV- të  Këshillit të Komunës së Gostivarit, kaloi në frymën e miratimit të vendimeve që kanë të bëjnë me urbanizmin. Kështu, propozim program për  përpunimin, ndryshim dhe plotësim si dhe sjelljen e planeve urbanistike të Komunës së Gostivarit për vitin 2012, mori dritën e gjelbër nga shumica e këshilltarëve.

Këshilltarët komunal po ashtu aprovuan edhe disa propozim vendime për disa plane detal urbanistik në më tepër pjesë të qytetit. Po ashtu, në seancën e XXV- të  Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët miratuan edhe disa propozim vendime për përfshirje të disa objekteve  të ndërtuar pa leje në dokumentacionet  e planeve urbanistik.

Ndërkaq, propozim programi për aktivitetet e Komunës së Gostivarit nga sfera e kulturës për vitin 2012, me sqarim për plotësim shtesë që e dha kryetari i këshillit komunal, Fadil Zendeli, u prolongua për një seancë tjetër të ardhshme.

Këshilltarët me shumicë votash po ashtu miratuan edhe propozim programin për vollontim në Komunën e Gostivarit, si dhe propozim programin për mirëmbajtjen e pastërtisë publike. Me shumicë të votave, po ashtu kaluan edhe disa propozim aktvendime për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të këshillave drejtues të disa institucioneve lokale.

 

 

 

 

Copyright © 2009 Tv2 | Televizion Gostivar. All rights reserved.
Tv2. Televizion Tv2 Gostivar