47 vite nga vrasja e Sefer Selimit, pishtarit të arsimit dhe veprimtarit për liri dhe të drejta kombëtare

415

Shkruan: Ismet Krosi

Jeta dhe historia e shqiptarëve sa është e dhimbshme aq është edhe krenare. Që nga kohërat më të hershme e deri më sot gati se të gjitha familjet shqitare kush më pak e kush më shumë kanë pësuar tragjei nga të huajt. Një fat të këtillë tragjik e ka ndjekur edhe familjen Selimi, e cila jeton dhe vepron në Gostivar. Në gjirin e të kësaj familje lindi dhe u rit Sefer Selimi, njëri nga anëtarët më të shquar të familjes dhe njëherit pishtari i arsimit dhe veprimtari i pa epur për liri dhe të drejta kombëtare.

Sefer Selimi lindi në vitin 1935 në fshatin Reçan të Gostivarit në vitin 1935. I ati i tij, Gafuri, së bashku me nënën e tij gjejnë strehim në këtë fshat mbas gjenocidit të bërë në fshatrat e Rekën së Epërme nga ushtria serbe në vitin 1913. Fëmijëria e tij lidhet me kohën kur bashkëvendësit e tij shqiptarë përjetonin kohërat më të vështirëra, por njëkohësisht edhe ato më shpresëdhënëse. Zhvillimi i Luftës së Dytë Botërore nuk i le indiferentë as banorët e fshatit të lindjes së Seferit. Ato si luftëtarë u rreshtuan rreth patriotit sy patrembur, Aqif Krosit, me qëllim që të mbrojnë pragun e derrës së tyre, nderin dhe dinjitetin që kishin trashëguar.

Seferi si fëmi dhe i ri shpesh herë vizitonte familjen e nënës së vet në fshatin Simnicë. Familja e madhe e Karajve, e cila shquhej për punë dhe trimëri, do të len gjurmë të pa shlyera në formimin e personalitetit të Seferit. Respekti ndaj njeriut, dashuria ndaj lirisë dhe atdheut si dhe figura aq impresive e vet Xhemë Hasës do ta frymëzojnë akoma më shumë nipin e ri. Ndonëse si fëmi fizikisht jo shumë i zhvilluar dhe me moshë të njomë, ai me fjalët e buta dhe të mençura dhe me idetë e tija tërhiqte vëmendjen si të rinjëve ashtu edhe të rriturve. Në Simnicë, si edhe gjithkund tjetër ku ai ishte, e donin fortë, e lakmonin dhe kishin respekt të posaçëm për ate.

Kjo lidhshmëri e ngushtë me fshatin Simnicë vërehet nga shënimet të cilët vet Sefer Selimi i ka mbajtur. Posaçërisht është interesant përshkrimi i figurës dhe personalitetit të “dajës Xhemë”. Pasqyrimi real dhe objektiv i veprave dhe të bërave të Xhemë Hasës jep një tabllo krejtësisht të kundërt nga ajo që mësohej në shkollë dhe flitej publikisht nga pushtetarët komunistë. Xhemë Hasa dhe bashkëluftëtarët e tij, nga përshkrimi që bën Seferi në fletoren e tij, ishte një luftëtar i madh për kauzën shqiptare. Për Shqipërinë etnike ai sakrifikon jetën e vet dhe të familjes së tij. Në kohën kur për ballistët dhe “tradhëtarët e popullit” flitej dhe shkruehej zi e më zi, dhe atëherë kur komunistët bënin gara kush do të shante, përbalte dhe fyente më shumë patriotët shqiptarë, Seferi nuk e kishin bindur as mësimet në shkollë për një gjë të tillë. Ai pati guxim dhe trimëri që t`i shkrunte ashtu siç i kishte parë vetë me sytë e tij.

Në fletoren në të cilën Seferi përshkruan episodat më të rëndësishme dhe interesante të cilët kanë ndodhur në të kaluarën në trevat e Gostivarit, vlen të veçohet ajo e gjendjes arsimore në Gostivar mbas Luftës së Dytë Botërore. Nxënësi, Sefer Selimi, me pedantëri dhe dashuri të madhe do të shkruan për mësuesit e atëhershëm të cilët kishin ardhur nga Shqipëria. Për secilin nga ato do t`ju kushton së paku një gjysmë faqe duke i përshkruar si pedagogë të zellshëm, të përkushtur dhe shumë të dashur me nxënësit dhe njerëzit që i rrethonin. Ato kishin ardhur nga rrethe dhe vende të ndryshme të Shqipërisë, por në shtëpitë e gostivarasve ishin mysafrët më të priviligjuar dhe të respektuar. Ato për një kohë të shkurtër ia arritën qëllimit dhe misionit të tyre, misionit të ngritjen arsimore, edukative dhe kombëtare të popullatës së kësaj ane. Sot e kësaj ditë nxënësit e tyre krenohen për mësuesit e tyre që i patën dhe nuk ngurojnë të flasin me admirim dhe dashuri për mësuesit nga Shqipëria.

Kontributin e madh konkret ndaj vendit dhe popullit të vet Seferi do ta jep menjëherë mbasi mbaron shkollimin dhe edukimin e vet. Në fillim ai fillon punën e vet si mësues në fshatin Padalisht të Gostivarit, një fshat i largët dhe malor, ndërsa më vonë edhe në Sërmnovë, Balindoll dhe në qytetin e Gostivarit. Te fshatarët ai vërejti se ka pak inters për mësim dhe dituri, por mbi supet e tyre rëndonin shumë varfëri dhe telashe. Mësuesi i ri 17-18 vjeçar me entuziazëm fillon nga hiçi për të ndërtuar themelet e arsimit dhe edukimit. Shiu, bora, errësira, udhëtimi në këmbë nuk e ndalin në asnjë moment mësuesin e ri të kryen me ndershmëri detyrën e vet. Kudo që punon len gjurmë të cilat sot e kësaj dite kujtohen me dashuri nga ish nxënësit e vet. I deshte nxënësit më shumë se çdo gjë tjetër, gëzohej kur ato tregonin suksese dhe jetonte me hallet dhe gëzimet e tyre.

Ai qysh si i ri nuk kurseu vehten dhe shkriu krejt çka pati për ngritjen dhe përmirsimin e gjendjes së rëndë që kishte populli i vet. Herë me shkrime ( ishte korrespodent i vyeshëm i letrave shqip që botoheshin në atë kohë në Maqedoni dhe Kosove, bashkëpunëtor në radio në gjuhen shqipe) e herë me shkrime letrare ( është autor i përmbledhjes me vjersha për fëmij me titull: “Të lutem nanë me trego” dhe nje numër i tregimeve, novelave, etj), jepte kontributin atdhetar kudo dhe kurdo.

Më vonë, mbasi kreu Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Prishtinë, vazhdoi punën në Gostivar si profesor në gjimnazin e Gostivarit. Këtu nga organet e sigurimit do të ndiqet hap pas hapi, ndërsa akuzat nuk mungojnë edhe nga drejtori maqedonas i shkollës, madje edhe për çështje më banale siç ishte zërja në gojë e Shkodrës si vendlindja e Migjenit.

Aktiviteti i Sefer Selimit në ndihmën që ai e jepte njeriut të gjakut të vet në shumë aspekte i kishte rë në sy jo të mirë komunisteve dhe nacionalistëve të të gjitha ngjyrave.Arsyeja më e madhe e cila do të jetë shkas i ndjekjes edhe likuidimit të tij do të jetë hartimi i një Raporti mbi gjendjen aktuale të punësimit sipas strukturës nacionale në komunën e Gostivarit. (Të dhëna detale nga Raporti në fjalë gjinden në arkivin e Tetovës i viteve 1967 si material për diskutim në mbledhjet e LSPP-së dhe Kuvendit Komunal te Gostivarit). Kjo është periudha post rankoviçiane e viteve 1966 kur shqiptarët filluan të frymojnë më lirshëm nga nacionalisti i përbetuar serb A. Rankoviqi. Plejadës së intelektualeve shqiptare të cilët kërkojnë të drejtat dhe lirite e shqiptarëve në komunën e Gostivarit i prine Sefer Selimi. Ai me punën e vet të palodhshme, por të rrezikshme, nxjer në pah një serë të metash dhe devijimesh të sistemit komunist. Haptasi nga Raporti vërehet diskriminimi dhe padrejtësitë që i bëhet popullatës shqipatre në Gostivar. Raporti përmban të dhëna konkrete dhe fakte të pamohueshme të keqtrajtimit dhe diskriminimit të shqiptarëve në punësim, arsimi, kulturë dhe shkencë. Të gjitha këto argumentohen me të dhëna konkrete të cilët i kishte mbledhur Sefer Selimi prej firme në firme, prej institucioni në institucion. Pasqyrimi i kësaj gjendje reale, por diskriminuese e shqiptarëve, i tërbon akoma më tepër shovenistët maqedonas.

Seferi nuk ndalej me kaq. Në mbledhjet dhe konferencat e ndryshme kudo dhe gjithmonë shtron kërkesat të cilat njëherit janë edhe kërkesa të masës së gjërë të popullit. Ato nuk cenojnë liritë dhe të drejtat e të tjerëve, ato janë të drejta dhe liritë elementare rë njeriut, madje të hartuara edhe në Kushtetutë. Shovenistët sllavo-maqedonas u tërbuan nga këto kërkesa. Ato definitivisht duhej të ndërmerrin diçka në këtë drejtim, mbasi kjo për ta ishte kulminacioni. Një numër i funksionereve maqedonas shoveniste u demistifikuan dhe doli në shesh puna dhe veprimtaria e tyre. Seferi ju prishte punë dhe ata nuk ishin të qetë. Ata vendosën të pastrojnë punën me ketë “nacionalist shqiptar”. Sëbashku komuniste e udbashë vendosën likuidimin e Seferit. Shfrytëzuan rastin në mënyrë perfide një mosmarveshje familjare të Sefer Selimit, konkretisht divorcimin e motrës se Seferit dhe nxitën ish burrin e saj, një naiv dhe mashë e tyre, për krimin që përgatitin. Plani i realizuar nga kryeshefi i policisë së atëhershme të Gostivarit në të vërtetë ishte dora e zgjatur e nacional-shovenisteve maqedonas. Me këtë “mosmarrëveshje familjare” ata shpresuan se ishte rasti më i mirë për likudidimin e “nacionalistit shqiptar”dhe kështu do të mbulonin të gjitha ndytësirat të cilët i luanin sllavo-maqedonasit.

Megjithate këto pazarllëçe nuk i hëngri masa e gjërë e popullit. Ato e shikonin me indinjate dhe urrejtje planet ugurzeza që ia servonin popullit shqiptar e në rastin konkret edhe vrasjen e poetit dhe mësuesit te ri, Sefer Selimit.Gazeta “Flaka e vëllazërimit, në numrin e saj të nesërme do të lajmëron me dhimbje për humbjen e bashkëpunëtorit të vet. Në ate numër do të publikohet edhe korrespodenca e fundit e gazetarit Sefer Selimi. Ai nëpërmjet të saj informonte lexuesit e “Flakës” se në Gostivar ka filluar të ndihet era e demokracisë, mbasi emërtimi i disa rrugëve, shkollave dhe institucioneve në Gostivar do të marrin emrin e personaliteteve dhe ngjarjeve nga historia shqiptare. Çfarë koincidence, sot e kësaj dite këto kërkesa të shqiptareve akoma nuk janë përmbushur! Fakti se dorasi as u gjykua e e as që u burgos flet qarte se ajo ishte vrasje politike ku shteti ishte hartues dhe iniciator, ndërsa një qelbësire, mashe e tyre ishte egzekutues.

Plote 25 vjet Sefer Selimi ishte i anatemuar. Gjithsecili i cili merte guximin që publikisht të përmente emrin e tij e pësonte individualisht dhe familjarisht. Janë të njohur rastet kur nxënës, student ose intelektual shqiptar të cilët mbronin figurën dhe personalitetin e Sefer Selimit, pushteti kundër tyre ndërmerrte masat të ndryshme diciplinore dhe ndëshkonte me burgosje të rëndë. Një numër i të burgosurve politik në hetimet dhe maltretimet gjatë hetimeve akuzoheshin dhe u mvesheshin se janë ithtarë dhe bashkëmendimtarë të Sefer Selimit. Shtëpia dhe familja e tij ishte pre e udbashëve sa herë që kishte ndonjë “veprim nacionalist” dhe të dyshimtë në Gostivar. Malltretimet, keqtrajtimet fizike dhe psikologjike të anëtarëve të familjes se Sefer Selimit, gjithmonë ishin prezente në mënyrë të hapur apo të fshehtë.

Këtë vit të muajit shkurt kur mbushen katërdhjetë e shatë vjet nga koha kur Sefer Selimi u nda nga jeta, bashkëqytetarët e tij e kujtojnë me respekt figurën dhe veprën e tij.Ato përkulen dhe bëjnë homazhe pranë varrit të tij. Ai jetoi shkurt, shumë shkurt (gjithsejtë tridhjetë e tre vjet), por disa herë kjo është e mjaftueshme që njeriu të përkujtohet përgjithmonë.