E sulmojnë dhe ia marrin paratë banorit nga Skudrinja

182

 Një banor i fshatit Skudrinjë nga Komuna e Mavrovë – Rostushës, të dielën në orët e mbrëmjes është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën e “Ilindenit”, në Gostivar. Rasti ka ndodhur rreth orës 22 të mbrëmjes, dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta në pjesën e kokës, ia kanë marrë 50 euro, për të ikur pastaj në drejtim të panjohur. Rasti është konfirmuar edhe nga Stacioni Policor në Gostivar, nga ku thanë se 20 vjeçari me inicialet S.M nga fshati Skudrinjë, ka pësuar lëndime të dukshme në pjesën e kokës. Nga atje thonë se janë duke punuar në identifikimin e sulmuesve.