EVN në terren për sanimin e defekteve deri në normalizimin me energji elektrike

165

Stuhia e madhe me rreshje të shiut, dëborës dhe stuhisë së fuqishme që kaploi gjatë fundjavës, shkaktoi ndërprerje në furnizim me energji elektrike në disa rajone. Në rajonin e Prilepit, Gostivarit, Tetovës, Velesit, Stugës, Kërçovës, Dibërs, Shtipit, Dibrës, Strumicës dhe Ohrit stuhia e fortë, dëbora e dendur dhe shiu i rënduar shkaktuan shkëputje të telave te dyqanet dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Ekipet e EVN Maqedonisë sanuan pjesën më të madhe të defekteve, ndërsa sot janë duke punuar në sanimin e defekteve në vendbanimet në zonat e larta malore dhe në zonat e përmbytura.

Është duke u punuar në sanimin e defekteve në disa fshatra të Prilepit, Strugës, Ohrit, rajonin e Rekës dhe Kërçovës. Qyteti i Kërçovës mbeti pa furnizim të energjisë elektrike për shkak të defektit largëpërçues 110 kW i MEPSO-s, nga Osllomeja për Kërçovë dhe nga Sopotnica për Kërçovë.

Pasi ekipet e EVN-së e mundësuan lidhjen 35 kW  të qytetit nga Makedonski Brod dhe Osllomej, furnizimi me energji elektrike në Kërçovë u stabilizua. Ekipet e EVN Maqedonisë janë duke punuar në terren për heqjen e defekteve në fshatrat e Kërçovës.

Nj pjesë e trafostacioneve në zonat e përmbytura janë pa furnizim që të mos krijohen kauza të reja dhe të shkaktohen dëme edhe më të mëdha. Kur do të ulet niveli i ujit do të krijohen edhe kushtet për intervenim dhe do të punohet në sanimin e defekteve. Deri atëherë, konsumatorët do të jenë të kyçur në pika të tjera alternative. Ekipet e EVN Maqedonisë do të qëndrojnë në terren derisa do të normalizohet furnizimi me energji elektrike.