Policia pretendon të ketë zbardhur shtatë grabitje në regjionin e Gostivarit

170

Nga Stacioni Policor në Gostivar, kanë bërë me dije se është arritur të zbulohet një grup grabitësish të dyshuar për grabitje serike në regjionin e Gostivarit. Sipas njoftimit të Policisë grupi prej tre personave, J.R (38), V.J (46) si dhe R.B (22 vjeç) që të tre nga Vërbeni i Komunës së Mavrovë – Rostushës,  gjatë dy muajve të kaluara dyshohet të kenë kryer 7 grabitje në regjionin e Gostivarit. Grupi prej tre anëtarëve, më datë 30 janar janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor të Gostivar. Pas bisedës informative ato janë lënë të lirë, dhe brenda kohës do të përballen me fletëparaqitje ndaj veprimeve të kryera për të cilat dyshohen nga Policia. “Tre personat dyshohen se dhunshëm kanë hyrë nëpër shtëpi dhe kryesisht kanë grabitur pajisje të ndryshme teknike, siç janë televizorët, kompjuterë dhe sisteme muzikore, të cilat pastaj i kanë shitur në regjionin e Gostivarit dhe Tetovës. Një pjesë e pajisjeve janë gjetur dhe do tu kthehen pronarëve të tyre”, njoftua nga Policia e Gostivarit