Amet Memedi mbrojti me sukses temën e magjistraturës në Universitetin e Ez’herit

503

Drejtor i Përgjithshëm i Forumit të të Rinjve Muslimanë, Amet M. Memedi mbrojti me sukses temën e magjistraturës në Universitetin e Ez’herit, në Fakultetin e Usuli Dinit, Universiteti i Ez’herit në Kajro, mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm temën e magjistraturës.

Mbrojtja e temës me titull: “Studim dhe redaktim i veprës “Sherh Ta’dil el-Ulum” me autor Imam Sadru Sheriah”, u zhvillua në amfiteatrin “Shejh Abdulhalim Mahmud” në Fakultetin e Usuli Dinit, në prani të miqve e dashamirëve të studiuesit dhe zgjati më shumë se tri orë.11084462_897108113645946_1274123134_n

Komisioni për diskutimin e temës ishte i përbërë prej: prof.Dr. Muhammed el-Enver Hamid dhe prof. Dr. Muhammed Rebi’ Xhevheri (mentorë), prof. Dr. Xhemil Ibrahim es-Sejjid (anëtar i brendshëm) dhe prof. Dr. Abdulfettah el-Favi (anëtar i jashtëm).

Anëtarët e komisionit e vlerësuan temën e paraqitur nga studiuesi si një punim shkencor dhe kontribut të pamohueshëm për nxjerrjen në dritë të një vepre kolosale të medhhebit maturidi në akide dhe vendosën që tema e parashtruar të vlerësohet me sukses (shkëlqyeshëm), ndërsa studiuesit t’i jepet titulli magjistër i akides dhe filozofisë islame.

Vlen të theksohet se Mr. Amet M. Memedi është magjistri i tretë nga trojet shqiptare dhe i dyti nga shqiptarët e Maqedonisë dhe i pari nga kumuna e Gostivarit që ka diplomuar në Universitetin e Ez’herit në Kajro.

Raporton: Ensar Sinani