BIK: Shefqet Krasniqi është profesor në Fakultet, por jo ligjërues në Xhami

331
Kryesia e BIK-së njoftoi se Shefqet Krasniqit nuk i është ndërprerë marrëdhënia e punës në BIK, pra ai, vazhdon të jetë profesor i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, aty ku edhe ka qenë më parë.

 

BIK ftoi besimtarët që mos të bien pre e spekulimeve dhe manipulimeve që janë duke qarkulluar këto ditë nëpër qarqe të ndryshme përmes rrjeteve sociale se gjoja BIK ka përjashtuar nga puna Shefqet Krasniqin.

 “Ndërsa, për sqarim, e ritheksojmë se Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës të njëjtit ia ka ndërprerë kontratën e punës me honorar si ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Vendimi i Këshilli të BI-së së Prishtinës është në përputhje të plotë me të gjitha aktet normative në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/