Fuad Beqiri mbrojti temën e diplomimit dhe fitoi titullin profesor i Shkencave Islame

407

07_04_diplomimi_Fuat_Beqiri_974390985“Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Gostivarit dhe roli i objekteve kulturore fetare islame në Gostivar dhe rrethinë gjatë viteve 1991-2013”, ka qenë tema e diplomimit në Fakultetin e  Shkencave Islame në Shkup të Fuad Beqirit, i cili tani e tutje do të gëzon titullin profesor i Shkencave Islame.


Para komisionit në përbërje: Doc. Dr. Jusuf Mustafai, kryetar, Doc. Dr. Shinazi Memedi, mentor si dhe Doc. Dr. Hasan Xhillo, anëtar, Beqiri me shumë sukses mbrojti temën e diplomimit.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu së bashku me disa bashkëpunëtor të tij, sekretari i Fakultetit te Shkencave Islame, profesor, studente dhe familjare te kandidatit. “Në  emër të Muftinisë së Gostivarit dhe ne emrin tim personal, kolegut Fuat Beqiri ia uroj mbrojtjen e temës së diplomës”, tha myftiu Fetahu.