Sulmuesi i kombëtares së Zvcirës, futbollisti nga Gostivari, Admir Mehmedi nga sezoni i ardhshëm do të luaj në ekipin e njohur gjerman Bayer Leverkuzen

362

Sulmuesi i kombëtares së Zvcirës, futbollisti nga Gostivari, Admir Mehmedi nga sezoni i ardhshëm do të luaj në ekipin e njohur gjerman Bayer Leverkuzen. Mehmedi ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në 30 Qershor 2019.

“Admir Mehmedi përshtat saktësisht në profilin tonë të kërkesës”, ka deklaruar, drejtori sportiv i Bayer 04, Rufi Voeller.

“Ai është i shpejtë, teknikisht i fortë dhe është i gjithanshëm. Ai mund ta bëje lojën tonë ofensive edhe më të ndryshueshme”, ka deklaruar Voeller.

Ndërkaq vetë sulmuesi Mehmedi e sheh si një mundësi të mirë për ta provuar vetën në një klub ndërkombëtar të nivelit të lartë.

“Ëndrra ime Liga e Kampionëve dhe këtë qëllim unë mund ta arrijë me Bayer 04 Leverkuzenin që këtë sezon”, është shprehur 24 vjeçari Mehmedi. “Realisht ekipi më ka impresionuar sezonin e fundit, jo vetëm në ndeshjet ndaj SC Freiburg. Mendoj se është madhështore që unë tanimë jam pjesë e saj”, përfundon Mehmedi.

Sezonin e fundit, Bayer Leverkuzeni përfundoi në vendin e katër në Bundes Ligë, me 61 pikë.