Tri orët më të vlefshme në Ramazan

445

Ora e parë pas sabahut dhe pas lindjes së diellit

Ka thënë imam Neveviu në librin e tij el-edhkar: Dije se periudha më e vlefshme për dhikr (gjatë ditës) është pas faljes së sabahut. Transmeton Enesi r.a se i Dërguari i Allahut ka thënë: Kush e fal namazin e sabahut me xhematë, pasatj qëndron në xhami deri sa të përfundojë dielli, duke përmendur Allahun, pastaj fal dy reqate – kjo është e barabartë me shpërblimin e haxhit dhe umres.” (Hadithi është hasen)

Ora e fundit e ditës, para përfundimit të diellit

Kjo është periudha më e mirë kur agjëruesi duhet të lutet, sepse i dërguari i Allahut s.a.v.s thotë: “Tre personave u pranohet lutja, agjëruesit, atij që i është bërë padrejtësi dhe udhëtarit.” (Tirmidhiu).

Koha e syfyrit

Kjo është koha para fillimit të namazit të sabahut, ndërsa Allahu i Madhërishëm duke i lavdëruar ata që në këtë kohë bëjnë ibadet thotë: “Ndërsa para agimit kërkojnë faljen e mëkateve.” (Islampress)