Futbollisti Zemri Deari nga Gostivari është shpallur lojtari më i mirë në Landesliga 2 të Vjenës së Austrisë në sezonin 2014/15

459

Futbollisti Zemri Deari është lojtari më i mirë në Landesliga 2 të Vjenës së Austrisë në sezonin 2014/15

Futbollisti Zemri Deari nga Raveni i Gostivarit ka marrë më shumë vota në mesin e 25 futbollistëve të nominuar për tu shpallur me i miri i sezonit 2014/15 në Landesliga 2 të Vjenës, transmeton RadioVala.

Në votimin online në ueb faqen e Ligaportal, futbollisti i ekipit shqiptar SV Albania, Zemri Deari ka marrë 31,69 % të votave, duke lenë në vend të dytë serbin Dejan Bogdaniç, kështu që Deari është shpallur futbollist më i mirë në Landesliga 2 të Vjenës.

“Falënderimi i parë i takon Allahut. Gjithashtu falënderojë të gjithë ata që më kanë përkrahur deri në ditën e sotme dhe më kanë ndihmuar dhe së fundmi më kanë votuar. Jam shumë i gëzuar për çmimin që është një motivim për vitin e ardhshme për tu bërë edhe më i mirë. Edhe nje falënderim për ekipin SV Albania, se pa këtë ekip nuk mundesha te jem në mesin e këtyre të nominuarve”, thotë ekskluzivisht për RadioVala, futbollisti më i mirë i Landesligës së Vjenës, Zemri Deari.

Zemri Deari është 29 vjeçar dhe disa vite ka luajtur edhe në ekipin e KF Gostivarit, ndërsa pas shkuarjes në Austri, ai aktivizohet në ekipin me të suksesshëm të shqiptarëve në Vjenë, SV Albania që këtë sezon u shpallën Kampionë në Landesliga 2 të Vjenës.

K.S