Votoni për futbollistin Zemri Deari të shpallet lojtar më i mirë në Landesliga 2 të Vjenës së Austrisë

270

Futbollisti Zemri Deari nga Raveni i Gostivarit, i cili luan në ekipin shqiptarët SV Albania në Vjenë të Austrisë, është ne mesin e 25 futbollistëve të nominuar për tu shpallur me i miri i sezonit 2014/15 në Landesliga 2 të Vjenës, transmeton RadioVala.

Votimi mund të bëhet në ueb faqen Ligaportal dhe do të jetë i mundur deri me 13 Korrik.

Secili mund të klikoj në këtë link aty do ta gjej emrin e Zemri Dearit:http://www.ligaportal.at/wien/2-landesliga/spieler-der-runde/16456-2-landesliga-14-15-waehle-den-spieler-der-saison-2014-15

Deri në këtë moment Zemri Deari është në vend të parë duke marrë 27.52 % të votimeve, kurs ndiqet shumë afër nga serbi Dejan Bogdaniç me 26.33 %.

Zemri Deari është 29 vjeçar dhe disa vite ka luajtur edhe në ekipin e KF Gostivarit, ndërsa pas shkuarjes në Austri, ai aktivizohet në ekipin me të suksesshëm të shqiptarëve në Vjenë, SV Albania që këtë sezon u shpallën Kampionë në Landesliga 2 të Vjenës.