Rrahje para gjimnazit të Gostivarit, lëndohen dy djelmosha

352

Një djalosh 21 vjeçar dhe një adoleshent i moshës 16 vjeçare, dje janë dërguar në spitalin e Gostivari, pasi që kanë qenë të sulmuar nga dhjetëra djem në gjimnazin e Gostivarit, transmeton zhurnal.mk

Sipas SPB Tetovë, një grup më i madh, sipas gjitha gjasave shkollar të mesëm, në rrugën “Zhivko Brajkovski” para gjimnazit të Gostivarit kanë sulmuar një adoleshent 16 vjeçar.

Në tentim për ta penguar sulmin dhe mbrojtur adoleshentin, është përzier një djalosh 21 vjeçar, i cili rastësisht është gjetur aty afër. Grupi iu është hedhur edhe atij duke i shkaktuar lëndime në trup dhe kokë. Dytë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Gostivarit ndërsa më i moshuari është mbajtur në spital për mjekim.

Pas lajmërimit në polici, po punohet në zbardhjen e rastit, transmeton.