Çka thonë politikanët për ndeshjen Shqipëri – Sërbi

373

Politikanët e koalicionit RDK dhe LR-PDSH eskluzivisht për Portalin Aktpress.com kanë dhënë prognozat dhe mendimet e tyre mbi ndeshjen Shqipëri -Sërbi. Më poshtë keni deklaratat:

Vesel Memedi – Kryetar i RDK-së : Kjo ndeshje është një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm përshkak të pikëve që janë vendimtare për kualifikimin direkt të kombëtares sonë në Francë 2016, por edhe përshkak të gjithë asaj që ndodhi në ndeshjen e parë në Serbi. Kualifikimi direkt i kombëtares tonë do të jetë një nga momentet më të rëndësishme kombëtare që nga pavarsimi i shtetit shqiptarë në vitin 1912. Uroj dhe shpresoj në rezultat pozitiv për kombëtaren shqiptare, pa as edhe incidentin më të vogël. Le të jetë 1:0 për kombëtaren shqiptare.

Zenun Ismaili, Sekretar gjeneral i RDK-së: Është ndeshje që i tejkalon emocionet e një ndeshje të rëndomtë futbolli, për faktin qe një fitore kundër Serbisë do të thotë gjasa reale që për herë të parë të kualifikohemi në një garë europiane dhe e dyta që një fitore kundër Serbise do të nënkuptohen si një krenari kombëtare për çdo shqiptar duke e pas parasyshe kundërshtarin. Rezultati i dëshiruar 2:0 për Shqipërinë

Artan Dika – Anëtar kryesisë Qëndrore të RDK-së : Është lojë për të cilën emocionet dhe dëshirat pamundësojnë dhënje prognozash tjerra. Une vetëm mund të shpreh dëshirën time për një fitore të kombëtares shqiptare, të pakten 1:0… ose po të paktën, të paktën, një barazim inkurajues për rrugëtimin tonë drejt Francës.

Arben Taravari – Sekretar Gjeneral i LR-PDSH: Sado që Ballkani është një gadishull fatmirë nga gjeografia, po aq është ekuilibruar kjo e dhënë me banorët e tij. Serbët janë popull sherrxhi dhe inatçor! Kam dëgjuar këto kohë thirrje, apelime për europianizëm, por duhet mos harrojmë, që shqiptarët e Kosovës e kanë të freskët inatin e serbëve që iu kushtoi jetën e familjarëve të tyre. Ne në Maqedoni e dimë më saktë se shqiptarët e Shqipërisë represionin sllav. Por gjithsesi, ne kemi qënë historikisht popull lider në Ballkan, dhe kësaj here do dimë të jemi! Shpreh dëshirën time që serbët të priten në mënyrë korrekte! Jo me “fjali mallëngjyese”, por në mënyrë Korrekte! Kurse në fushë shpresoj, uroj dhe dua ta mundim Serbinë! Faleminderit, ju uroj ditë të mbarë e festofshim sonte.

Shpat Iseini – Kryetar I Rinisë Rilindase Kombëtare: Kombëtarja shqiptare është një mjet bashkimi i të gjithë shqiptarëve pa marr parasysh vendin ku jetojnë. Besoj se kjo ndeshje është historike për ne sepse këtu duhet të tregojmë maturi dhe qytetari europiane. Serbia aktualisht është jasht gare për kualifikim për europian 2016 në Francë kështu që ne shpresojmë dhe besojmë se Shqipëria do korr fitore të merituar sot dhe të besuarit e De Biasit do kryejnë obligimet siç duhet, rezultatin sipas meje do jetë 2-0 dhe na prift e mbara

Remzi Memedi – Kryetar i Këshillit inicues në Kërçovë LR-PDSH: Une besoj ne fitoren e Kombetares Shqiptare realisht 2-1 për Shqipërinë. Besoj sepse shume vite me heret kur u desht per te mbrojte dinjitetin kombetar dhe krenarine, djemt e kombetares munden kampionin e Evropes se asaj kohe, pse mos besoj sot kur motivet jane shume me te medhaja dhe Shqiperia eshte favorit;

Bekim Tateshi LR-PDSH: Fitore për Shqipërinë 2:0 dhe fëstë deri në orët e vona të mëngjesit. /aktpress.com/