Klasa e IV-ra 5-të fituese e turneut në futboll të vogël në Gjimnazin e Gostivarit

328

Gostivar, me 27 tetor 2015

Klasa e IV-ra 5-të ka dalë fituese në turneun e futbollit të vogël të organizuar nga Forumi Rinor i Gjimnazit të Gostivarit.

Në finale klasa e IV-ra 5-të ka luajtur kundër ekipit të II-ta 10-të, ku në kohën e rregullt ndeshja ka përfunduar pa gola 0:0, ndërsa me anë të penalltive fitues kanë datë ekipi i IV-ës 5-të, transmeton Radio Vala.

“Turneu u organizua nga ana e Forumit Rinor të shkollës, ku pjesëmarrës ishin 32 ekipe. Turneu filloi me datë 16 tetor dhe përfundoi me 27 tetor. Ndeshjet u zhvilluan në Palestrën Sportive Rinia në Gostivar”, tha për Radio Vala, drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, Xhezi Kamberi.

“Dita e sotme ishte kurorëzim i gjithë mundimit tonë dhe mundimit tuaj sa i përket realizimit të këtij turneu. Finalja e sotme nxjerri fitues klasën IV5 përkundrejt II10s falë penaltive,të dy ekipet dhuruan futboll të pastërt dhe spektakël të vërtetë. I falënderojmë gjitha ekipet për pjesëmarrjen dhe në të njëjtën kohë i urojmë fituesit: vendi i 4 (IVB), vendi i 3 (IV4), vendi i dytë (II 10s) dhe vendi i parë (IV 5). Si lojtarë më i mirë i turneut u zgjodh Nedim Zendeli, ndërsa si portier më i mirë Fesal Nuhiu. Shfrytëzojmë rastin ti urojmë shërim sa më të shpejtë Ardit Iljazit për dëmtimin që pësoi në finale. Së fundmi në emrin tim dhe të bashkëpunëtorëve të mi ju themi edhe njëherit faleminderit dhe shihemi ne organizime të tjera”, thekson kryetari i Unionit të Nxënësve të Gjimnazit të Gostivarit, Genc Jakupi.

Vendi i parë është shpërblyer me 6000 denar, me trofe dhe me mirënjohje, vendi i dytë me trofe dhe mirënjohje, vendi i tretë poashtu me trofe dhe medalje, ndërkaq lojtari më i mirë është shpërblyer me medalje dhe mirënjohje.

Kasam Selimi /Radio Vala