LR-PDSH: Gostivar, degradohen policët shqipëtar të Stacionit policor!

347

Pasi që më herët përmendem se policët shqipëtar diskriminohen dhe diskreditohen nga Drejtoria për informacione të klasifikuara duke i refuzuar të punësuarit për posedim të certifikatave të sigurisë duke mos dhënë asnjë arsyetim konkret, vazhdon edhe më tutje degradimi i policëve shqipëtar në radhët e Stacionit policor në Gostivar duke mos respektuar “Ligjin për punë të brendshme” si dhe “Rregulloren për mënyrën e zbatimit për përzgjedhjen në vendosjen si dhe promovimin dhe mënyrën e sistemit të karrierës të të punësuarve pranë Ministrisë e Punëve të Brendshme” të Republikës së Maqedonisë ku ky sistem i karierës të zyrtarëve të autorizuar paraqet proces të ndërtimit të karierës, mirëpo në mënyra të ndryshme me presione psiqike-MOBING anashkalohen të punësuarit shqipëtar dhe zëvendësohen me kuadro nga radhët e VMRO-DPMNE-së duke i ndryshuar vendimet e të punësuarve shqipëtar nga inspektorë, inspektorë të lartë e të pavarur në inspektorë në inspektorë të ri-fillestar duke mos respektuar Ligjin dhe rregulloren e ndërtimit të karierës dhe duke mos pasur parasysh arritjet në punë dhe trajnimet e tyre.

Kemi rast ku janë avansuar -8- policë maqedonas në vende udhëheqëse në proporcion me -1- polic shqipëtar, policët maqedonas mbeten si kujdestar dhe zëvendës kujdestar  ndërsa policët shqipëtar të diplomuar që numri arrinë mbi -15- mbeten si polic rrugor.

Parashtrohet pyetja:deri kur do të ndodh ky degradim?

Partia shqiptare në pushtet po heshtën dhe mundohet që të demsakojë realitetin duke u munduar që ti gënjen qytetarët se nga radhët e të punësuarve shqipëtar ka avansime të shumta. Relaiteti është se dita ditës në radhët e policisë vijnë inspektorë dhe referentë kuadro maqedonas-aktivistë të VMRO-DPMNE-së duke mos marr parasysh dosiet e tyre kriminale që kalojnë në evidencat policore.

LR-PDSH shpreh indinjatë nga verprimet e lartpërmednura për mos efikasitetin e menaxhimit të këtij institucioni nga kuadro jo adekuat si dhe shkelje të të drejtave të njeriut  në kundërshtim me Kushtetutë dhe Ligj.