Gardeci fiton një pikë ndaj liderit Skënderbeut të Porojit

579

Gradeci ka fituar një pikë të madhe ndaj liderit në tabelën e klasifkimit Skënderbeut të Porojit në ndeshjen e javës së 10-të në Ligën e Tretë Perëndimore.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Të parët në avantazh kanë kaluar vendasit me golin e Vildan Islamit në minutën e 38, ndërkaq në pjesën e dytë mysafirët barazojnë rezultatin me anë të penalltisë.

”Ishte një ndeshje shume e rënd duke pasur parasysh se luajtëm kundër kreut të tabelës, por e dhamë maksimumin dhe arritëm te arkëtojmë 1pikë mjaftë të rëndësishme për ne si ekip.

Falënderojmë gjithë tifozët qe na përkrahen në këtë ndeshje dhe sigurisht goli i shënuar u dedikohet atyre”, tha për Radio Vala, sulmuesi i Gradecit, Vildan Islami.

Skënderbeu ka 23 pikë, ndërsa Gradeci ka grumbulluar 11-të pikë.

Kasam Selimi /Radio Vala