Lëvizja BESA: Muzeu i VMRO-së në Shkup ta marrë emrin “Ali Ahmeti” – VIDEO

994

 

Kumtesa e plote e Levizjes Besa :

Në frymë të emërtimit të objekteve publike të projektit “Skopje 2014”, ne të rinjtë e Lëvizjes BESA jemi organizuar që, konform mundësisë që e lejon 20-përqindëshi i Marrëveshjes së shkelur të Ohrit, të propozojmë edhe ne emra për objektet e këtij sheshi.

Dhe, duke kërkuar objektin më të rëndësishëm të këtij projekti, si dhe duke kërkuar emrin më emblematik shqiptar që i shkon atij, arritëm në konstatimin se objekti më meritor që duhet të bart emër shqiptari është pikërisht Muzeu i VMRO-së në Shkup, ndërsa emri që më së miri i shkon këtij objekti është ai që e ka ndihmuar më së shumti gjatë kësaj kohe fuqizimin e VMRO-së dhe, në përgjithësi, VMRO-izimin e Shkupit. Është ky komandanti “legjendar” Ali Ahmeti.

Nëse ka ndonjë shqiptar që është meritor për suksesin e VMRO-së në Maqedoni dhe të cilin VMRO-ja duhet ta falënderojë për të gjitha këto suksese të arritura, ky është pa dyshim Ali Ahmeti. Madje, po të ishin korrektë këta të VMRO-së, Ali Ahmetit do t’ia bënin edhe një figurë nga dylli në këtë muze dhe do ta vendosnin pikërisht pranë figurave më të famshme të VMRO-së, Goce Dellçevit dhe Dame Gruevit.

Sidoqoftë, ne po e bëjmë punën tonë – propozojmë që ky muze tash e tutje ta marrë emrin “Ali Ahmeti”. Prandaj e kemi shtypur këtë poster dhe sot do ta ngjisim këtu.

Urime pra emrin e ri!