LR-PDSH: Qeveria investimet kapitale për Strugën ia jep Ohrit

255

Të nderuar të pranishëm, gazetarë, të nderuar qytetarë të Strugës:

Paraqitemi sot para jush për të shfaqur indinjatën e LR-PDSH – Strugë si dhe të qytetarëve të strugan për dwmin qw pushteti ia bwn Strugws, investimet qw na i marrin dhe ia japin qytetit tw Ohrit dhe poashtu bartjen e kompetencave tw Inspektoratit tw Strugws, nw Ohwr:

  1. Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të miratuar nga Qeveria e RM, Ohri ka përfituar një investim milionësh në infrastrukturën shëndetësore në Ohër. Spitali i Ohrit vazhdimisht renovohej, repart pas repartit. Përveç renovimit të repartit gjinekologjik që ndodhi vite më parë, tash kemi pothuaj se ndërtim të plotë të spitalit të ri. Ndërsa për banorët e Strugës asgjë. Spitali i Strugës ka më shumë se kurrë nevojë për investime. Në spitalin e Strugës nuk ka as edhe një aparat për inçizim të thellë tomografik përderisa në Oher ka në të dy spitalet. Qytetarët e Strugës janë të detyruar që për shërbime të tilla të domosdoshme të udhëtojnë deri në Ohër.
  1. Jemi dëshmitar të punësimeve pa kriter dhe pa konkurs të militantëve të VMRO-DPMNE-së në MPB-në e Strugës. Informatat tona flasin për shumë punësime të tilla.
  1. Me vendimin e drejtorisë së Inspektoratit të Tregut shkarkohet kryeshefi i këtij inspektorati në Strugë, kuader shqiptar dhe emërohet kuader i VMRO-së nga Ohri duek i bartur edhe kompetencat përkatëse në Ohër. Kurse inspektorët strugan degradohen në nivel referentësh.
  1. Sipas informacioneve të sigurta, në propozim buxhetin për vitin 2016, janë paraparë shkurtime të mëdha të mjeteve për shkollat e mesme të Komunës së Strugës dhe atë në vlerë mbi 62 mijë euro, ose më saktë 3.845.000 denarë. Në seancë plenare kur janë shtruar amandamentet për propozim buxhetin, deputetet shqiptar të BDI-së jo vetëm që nuk kanë reaguar por me heshtje e kanë miratuar këtë shkurtim skandaloz i cili do të ketë pasoja serioze për funksionimin normal të shkollimit të mesëm në Strugë.
  1. Në pregaditje e sipër të këtij materiali dje kishim rastin që nëpërmjet mjeteve të informimit të dëgjojmë informacionin për një investim poashtu milionësh në Ohër. Bëhet fjalë për ndërtimin e një bazeni të mbyllur, investim i siguruar nga qeveria në vlerë prej afro 5 milion euro. Që ironia të jetë më e madhe në të njëjtin edicion të lajmeve opinioni bindet për kushtet katastrofale në të cilat mësojnë nxënësit në shkollë fillore në zemër të qytetit të Strugës vetëm disa kilometra larg këtij investimi.

Janë këto vetëm disa nga argumentet që flasin për anashkalimin e Strugës dhe për degradimin institucional të saj. Procesi i bartjes së kompetencave institucionale nga Struga në Ohër dhe shëndrimi i institucioneve që veprojnë në Strugë vetëm në filiale të atyre në Ohër është dukuri shqetësuese për qytetarët strugan. Krahasimi i tillë mes dy qyteteve aq afër njëri tjetrit në mënyrë me simbolike flet për marrëzinë e këtij pushteti që Strugën ta fshije nga harta investuese si dhe për rolin e shqiptarëve në këtë qeverisje. Argument i vetëm pse ndodh kjo, është përberja etnike e Strugës karshi Ohrit. Shqetësues është fakti që Struga dhe struganët, gjatë gjithë kësaj periudhe, kanë pas dhe kanë përfaqësues të zgjedhur apo të emëruar në instancat më të larta të shtetit të cilët, përveç tjerash, obligim moral dhe politik e kanë pas të mbrojnë interesat e Strugës dhe qytetarëve të saj. Do të ishte e ndershme që të dalin dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve për pafuqinë e tyre. Me këtë mund të konstatojmë se Nikolla Gruevski nuk ka pas partner shqiptar në qeverisjen e tij, por të punësuar shqiptar që janë përkujdesur të implementojnë “prerodbën” në 100 hapa, dhe në këtë drejtim më duhet të pranoj se argumentet e lartëpermendura dëshmojnë se kanë qenë shumë të suksesshëm.