Aksion policor në Gostivar, zbulohet sasi e konsiderueshme droge

827
Para pak çastesh ka përfunduar një aksion policor i realizuar në qytetin e Gostivarit, mëson ekskluzivisht Agjencia e Lajmeve Zhurnal. Operacioni antidrogë ka përfunduar me gjetjen dhe konfiskimin e më tepër se 2 kilogram mariuhanë.MësoHET se në bastisjen e parë, në një banesë që ndodhet në rrugën “Nikola Parapunov”, policia ka konfiskuar 2 kg mariuhanë, ndërsa edhe në një bastisje në një lokalitet tjetër, po ashtu është gjetur mariuhanë por akoma nuk bëhet e ditur sasia e konfiskuar. Policia vazhdon të punon rreth rastit, ndërsa nesër do të iniciohet procedurë e shpejtë, ndërsa janë privuar dy persona.
 zhurnal.mk