Kryetari z. Nevzat Bejta realizoi takimin e radhës me nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme publike të qytetit. Apel për kujdes dhe mbrojte të pasurisë publike

481

Dje dhe sot, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta realizoi takimin e radhës me nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme publike të qytetit.Kësaj radhe, kryetari z. Nevzat Bejta takoi nxënësit e Gjimnazit të Gostivarit, me të cilit, ashtu si edhe takimeve të kaluara zhvilloi bisedë informative sa i përket funksionimit të Institucioneve Publike dhe me theks të veçantë Komunës së Gostivarit.Hapësirë të veçantë i kushtoi rëndësisë mbi kujdesin dhe mbrojtjen e pronës publike, për të cilën, siç tha kryetari, z. Nevzat Bejta, i takon çdo pjesëtari të shoqërisë.

“Institucionet publike por edhe prona publike i takojnë shoqërisë. Në demokraci, çdo institucion publik është pronë e shoqërisë dhe ofron shërbime në interes të shoqërisë. Edhe prona publike është pronë e shoqërisë po aq sa edhe prona private, prandaj kujdesi dhe trajtimi ndaj pronës publike duhet të jetë i njëjtë me pronën private. Prona private trashëgohet tek brezat e reja, kurse edhe prona publike duhet të ruhet sepse do të shfrytëzohen nga gjeneratat që vijnë. Sot ju jeni në bankat shkollore, dje kemi qenë ne më të moshuarit kurse nesër do të vijnë fëmijët e juaj, prandaj duhet të kujdesemi që të mos dëmtojmë qoftë edhe një tavolinë apo karrige, sepse këtë pasuri publike nesër do ta shfrytëzojnë pasardhësit tonë”, tha mes tjerash kryetari z. Nevzat Bejta.

Gjatë takimit, kryetari i Komunës, z. Nevzat Bejta i njoftoi nxënësit për funksionimit dhe kompetencat e Komunës, por edhe institucioneve të tjera.

“Do ta marrish shembull punën e Policisë. Nëse vëreni në lagjen tuaj ndonjë person të dyshimtë  që mendoni se mund të shkakton ndonjë problem, ju informoni Policinë. Policia do të vijë dhe do të merret me rastin, dhe ju nuk ka nevojë të konfrontoheni me asnjë. Policia është krijuar për ta mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha mes tjerash Bejta.

Duke pas para sysh praktikat e shteteve evropiane, kryetari z. Nevzat Bejta ka filluar realizimin e takimeve me nxënësit e shkollave të mesme të qytetit. Deri tani ka takuar nxënësit e Gjimnazit, Ekonomisë dhe Medicinës, ndërsa në ditët në vijim do të takon edhe nxënësit e shkollës së mesme teknike komunale.

 

.