19 vjeçari nga Sanakosi është rrahur nga 5 persona

1527

19 vjeçari A.A nga fshati Senakos i Gostivarit, mbrëmë rreth 1 e 30 minuta ka raportuar se dy orë përpara, deri sa ai po kthehej në shtëpi në vendin “Potoçan”, është sulmuar fizikisht nga 5 persona, duke përfshirë edhe të njohur S.I 18-vjeç nga Gjurgjevishte, njofton SPB-Tetovë.

Sulmuesit kanë dalë nga automjeti “Opel Corsa”, dhe një prej tyre menjëherë e ka goditur me një shkop bejsbolli në kokë, dhe pasi A.A është sulmuar është rrëzuar në tokë, ata kanë vazhduar ta qëllojnë me shuplaka dhe shkelma në kokë dhe në trup, duke dhënë lëndime të dukshme dhe më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton TetovaSot.

I sulmuari A.A së shpejti ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe pas dhënies së ndihmës, e ka raportuar rastin tek Departamenti i policisë në Galatë.

Janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbulimin e të gjithë që janë të përfshirë, për arsyet e sulmit dhe për sqarimin e plotë të rastit.