Aksident i rëndë në autostradë Gostivar – Tetovë, ka të vdekur

1759

Agjencia e Lajmeve FLAKA, njofton nga vendngjarje për një aksident të rëndë të ndodhur para pak çastesh (ora 23:00) në autostradën Gostivar – Tetovë, në kilometrin e parë nga pikëpagesa rrugore e Gostivarit drejt Tetovës.

Një automjet që ka qenë duke ardhur nga Tetova, është përplasur me dy kuaj që kanë lëvizur në rrugë, dhe si pasojë, dy automjete të tjera pas saj, janë përplasur me njëra tjetrën.

Në vetura e parë që është përplasur me dy kuajt që kanë ngelur të ngordhur në vendngjarje, të pranishëm kanë qenë tre persona, burri që drejtonte automjetit, gruaja dhe fëmija. Nga aksidenti, jetën në vendngjarje e ka humbur gruaja e vozitës, kurse pasagjerët e tjerë janë dërguar me urgjencë në qendrën spitalore të Gostivarit, njofton FLAKA.

Nga aksidenti dëme materiale kanë pësuar të tre veturat e përfshira në ndeshjen zinxhirë, kurse aksidenti është shkaktuar nga prania e kuajve në autostradë si rezultat i mungesës së rrethojave përgjatë autostradës.

Në vendngjarje kanë dalur ekipe të Policisë dhe Prokurorisë Publike, ndërkohë që informatë zyrtare rreth aksidentit tragjik, Policia do të kumton gjatë ditës së nesërme.

www.flaka.info