RDK- PROTESTË TË PREMTEN “Vetëm sundimi i ligjit do të mund të krijojë hapsirë për një fillim të mbarë të krijimit të një shteti të barabartë për të gjith popujt. Tani është koha!

357

18.04.2016 – Sundimi i ligjit në vend është shndërruar në mision gjithpërfshirës për popullatën e vendit. Ky mision është shndërruar në mision i shenjtë sepse mungesa e sundimit të ligjit është duke shkatërruar tërrësisht jo vetëm shtetin, por edhe jetesën normale të popullatës së vendit që nga pavarsimi i shtetit e deri më sot. Ky shkatërrim i shtetit dhe institucioneve të saja nëpërmes mungesës së sundimit të ligjit sot e 25 vite vazhdon të realizohet nga forca destruktive mbrenda institucioneve të shtetit dhe partive të ndryshme politike, dhe për këtë arsye komuniteti ndërkombëtarë krijoi një institucion të pavarur për rikthimin e sundimit të ligjit – Prokuroria Speciale.

Forcat destruktive janë duke punuar fuqishëm në çmontimin e Prokurorisë Speciale dhe për këtë arsye të gjithë forcat progresive duhet maksimalisht të dalin në mbrojtje të këtij institucioni që punon në drejtim të rikthimit të sundimit të ligjit në vend. Në këtë drejtim, Rilindja Demokratike Kombëtare të premten do të del në protesta në Shkup në mbrojtje të Prokurorisë Speciale. Kjo përkrahje ndaj këtij institucioni është një hap i rëndësishëm në drejtim të demaskimit të të gjith forcave destruktive mbrenda pushtetit që janë strehuar për një periudhë të gjatë kohore. Prandaj, ftojmë të gjith njerëzit e vullnetit të mirë të na bashkangjiten në këto protesta për të demaskuar të gjith ata njerëz që janë strehuar mbrenda shtetit, kombit, fesë dhe gjith institucioneve tjerra të organizimit shoqërorë. Vetëm sundimi i ligjit do të mund të krijojë hapsirë për një fillim të mbarë të krijimit të një shteti të barabartë për të gjith popujt. Tani është koha.

Shërbimi për Informim – RDK,