A funksionon Shteti i Maqedonis

466

A funksionon Shteti i Maqedonis
Me kë janë perëndimorët? Kjo është pyetja që bëjnë sot shumë qytetarë shqiptarë në prag të krizës ekonomike-politike që ka kaplua Shtetin, përgjigjja e së cilës nuk është vështirë të merret me mend. Situata e acaruar politike në Maqedoni ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe atyre amerikanë. Shumë europianë kanë mbërritur këtu për të qetësuar situatën politike, por dhe vendosjen e demokracisë, që shpeshherë politika jonë i kapërcen me dashje apo pa dashje.
Deklarimet e Emisarëve Perëndimor flasin qartë kur thonë se liria e zgjedhjeve, heqjen e abolimit nga Presidenti, liria e mediumeve dhe standardet perëndimore, janë për ta interesi i vetëm pa u pozicionuar politikisht apo pa u bërë palë me alternativat politike. Kjo është për sa u përket linjave zyrtare, pasi në linjat private politikanët perëndimorë nuk kanë ngurruar të deklarojnë preferencat e tyre politike, që edhe në këto zgjedhje pritet të jenë të rëndësishme për shkak të ndikimit të tyre tek elektorati. Për këto 15 vite qytetarët kanë mësuar si funksionon shteti dhe demokracia në vend, ndërkohë që zhvillimi në të gjitha fushat ka ulur dukshëm rëndësinë e rekomandimeve që vijnë nga jashtë
A po funksionon Shteti i Maqedonis? Përgjigja e vërtetë tregon se pyetja është e rrejshme. Varet për kë. Po, pra, për kë e ke fjalën? E vetmja përgjigje e vërtetë në pyetjen nëse është funksional Shteti i Maqedonis ka formën e kundër-pyetjes: për kë po funksionon e për kë nuk po funksionon Shteti i Maqedonis? P.sh. për qeverin VMRO-BDI, Shteti i Maqedonis po funksionon shumë mirë dhe jemi duke ecur nga njëri sukses në tjetrin. Që të gjithë janë bërë multimilionerë dhe kurrë nuk kanë pasur më shumë ndërmarrje, nuk kanë kontrolluar më shumë medie dhe nuk kanë poseduar më shumë pasuri sesa tani. Për këtë pushtet dhe të gjithë njerëzit e tij, shteti i Maqedonis po funksionon shkëlqyeshëm. Për të gjithë njerëzit e tjerë Shteti i Maqedonis kur nuk i ndihmon ata tashmë është duke ua vështirësuar jetën. Varet cilës klasë shoqërore i përket dhe sa je i papërshtatshëm politikisht për t’u përgjigjur se sa funksional është shteti i Maqedonis. Sepse, në njërën anë, njerëzit kanë edhe gjendje edhe qëllime të ndryshme. Në anën tjetër, burimet e shtetit janë të fundit. Funksionim për kë? Shumicën a pakicën? Kjo është çështja. Pakica janë pak, porse kanë shumë dhe janë të bashkuar për nga interesi. Shumica janë shumë, porse kanë pak dhe janë të ndarë për nga vullneti. Shumica janë sidomos ata 80% të popullsisë për të cilët Banka Botërore na njoftoi se në Maqedoni popullata jetonë me më pak se pesë euro në ditë.
Pabarazia përçan dhe e ndan shoqërinë. Në momentin që nuk e mendojmë shumicën, kjo do të thotë se tashmë e kemi humbur shoqërinë dhe publikun. Secili prej nesh e përbëjmë shoqërinë dhe publikun, porse ato s’vijnë pas nesh por na paraprijnë. Shoqëria njëmend përbëhet prej neve mirëpo ne kemi lindur në shoqëri. Nëpërmjet përkatësisë shoqërore e publike të barabartë ne rrugëtojmë drejt shtetin e Maqedonis. Shoqëria si shumë individësh, në rastin më të mirë, është koncept liberal. Shoqëria në këtë vend ka nevojë për një zgjidhje të drejtë të disa çështjeve madhore sikundër është drejtësia, ekonomia, etj. Opozita në këto çështje duhet t’u krijojë shoqëris besimin se është për të ardhmen e tyre, se është për zgjidhjen e shpejtë e sa më të drejtë të tyre, ndaj duhet të jetë konstruktive.
A e meriton ky popull gjithë këtë politik të gabuar? Gjithë ky zjarr për mos-marrëveshjet në të cilat janë vënë nënshkrimet ende pa filluar. Pse gjithë këto vuajtje, kur e kemi ende të hapur derën e vjetër. Por, loja duhet të luhet e tëra, kështu kërkohet që krejt Kontinenti të angazhohet rreth Maqedonis, sepse Maqedonia, përkundër idesë që kemi ne për veten, ka po aq rëndësi për Evropën.
Pjesëtarët e një Shteti, bashkohen rreth idealeve të veta, duke krijuar kulturën e përbashkët dhe kështu duke e shndërruar Shtetin në një akt besimi, rreth së cilit rrinë të bashkuar të gjithë pjesëtarët e tij.
Nga kjo që thamë, del se Shteti duhet të ushqehet nga marrëdhëniet e brendshme të mira, që janë të fuqizuara sidomos nga kultura dhe gjuha, nga politikbërja e mir dhe ekonomia, si shtyllat fundamentale mbi të cilat ngrihet dhe mbahet Shtetit. Këto elemente krijojnë Shtet stabil të qëndrueshëm, politikan të mirë, tek të cilat besojnë pjesëtarët e shoqëris, sidomos në çaste të vështira. Në këtë mënyrë, krijohet ndjenja e besimit dhe kështu Shteti bëhet një akt besimi që vetvetiu i shuan dallimet e mundshme brenda vetes.

Selim Iljazi