Aksident tragjik. humb jetë një i ri nga Gostivari |FOTO

1660

Mbrëmjen e së enjtes, në afërsi të Urës së qytetit afër objektit të Gjykatës themelore të Gostivarit, ka ndodhur një aksident tragjik, njofton FLAKA.info  

Për pasojë, në vendngjarje ka ndërruar jetë një i ri nga Gostivari. Bëhet fjalë për 30 vjeçarin Burim Minahi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, derisa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë, një automjet në lëvizje e ka goditur për vdekje.

FLAKA.info mëson se Komuna e Gostivarit anulon sonte manifestimin “Gosfest”, shkak i vdekjes së të riut.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot.