31 VJECARJA NGA GOSTIVARI HUMB KULETËN ME 4000 EURO

1001

Te martën rreth orës 15.30 , një tridhjetë e një vjecare  nga Gostivari H.H ,në kohën që ka qenë duke bërë pazar në Tregun e madh të qytetit të Gostivari, e ka humbur kuletën me rreth 4 mijë euro.

Mungesën e kuletës në cantë ajo e ka konstatuar në kohën që ka daluar nga tregu për ti blerë bukë vajzës së saj tek një shitore përballë. Ndërkohë , paraprakisht ajo ka bërë një blerje në treg ku beson se ose I ka rënë kuleta nga pakujdesia, ose dikush ia ka vjedhur nga canta.

Ajo lutet që nëse dikujt i ka ra në sy ky rast, ta njoftojë pronaren dhe për kompenzim premton si shpërblim një shumë të caktuar të mjeteve financiare.

Nëse kuleta ka rënë në duart e ndonjë personi të ndërgjegjshëm, ajo lut që I njëjti ta kontaktojë në numrat:070 599 491 dhe  070 782 598