Kujt i pengojnë vendbanimet shqiptare?

464

Kujt i pengojnë vendbanimet shqiptare?

Shkruan: Arben Zyberi

Në komunën e Vrapçishtit, ditëve të fundit janë vendosur tabela me emra të fshatrave të kësaj komune. Ky është një element shumë pozitiv dhe për t’u përshëndetur por ajo që bije në sy është se në këto tabela ka gabime të patolerueshme drejtshkrimore dhe vendosja e tyre në disa vende, nuk asocon me pozitën e atij fshati.
Por mbi të gjithe këta edhe mund të tolerohen, por nuk mund të rij heshtur dhe të mos kundërshtoj, si banore i kësaj komune, kur shikoj se një fshat i cili gjithnjë ka kontribuar për këtë vend kur është dashtë, si në luftrat ballkanike por edhe në luftën e dytë botërore. Bëhët fjal për fshatin Gorjan, fshat i cile ka një histori të gjatë mbi supe, dhe në të cilin fshat akoma jetojnë familje, edhe pse jo në atë numër siç ka qenë dikur.
Por të mos figuroj si fshat në asnjërën nga tabelat e vendosura, ky është më të vërtet nje rast që nuk duhet te lejohet, pasiqë autoritetet komunale e dijnë shumë mirë se cilat fshatra ndodhen në këtë komunë, nga ky fshat kemi edhe këshilltar komunal në këtë komunë, por i cile është per t’u habitur, se si ka mundësi që të mos reagoj.
Fshati Gorjan , ben pjesë në fshatrat malore ku jeta e ka bërë që të këtë shpërbngulje nga aty, por nuk ka logjikë që një fshat me dy familje siç eshte fshati Pozharan, është i shënuar në tabelat që ndodhen edhe ne autostradë, ndërsa fshati Gorjan nuk figuron në asnjë tabele. Por fshati Pozharan i përket nacionalitetit maqedonas, ndërsa fshati Gorjanë i përket nacionalitetit shqiptarë, dhe këta udhëheqës komunal, jo që e kanë humbur torruan por nuk e dijnë edhe vetë se çfarë janë duke bërë.
Nësë duan të zhdukin një vendbanim, atëhere ta dijnë se nuk do mund ta bëjën atë, pasiqë ai fshat ju ka bërë ballë shumë gjërave tjera më të vështirë, e sa për këta kriminel që lë, se nuk punojnë asgje, kanë shaktërruar gjithçka por tani kanë filluar që edhe të fshijnë nga lista e vendbanimeve fshatra të ndryshëm.
Shpresojë shumë që ky reagim, jo vetëm i imi por i shumë bashkëvendasve të mijë, të bjerë në sy të dikujtë dhe urgjentisht të shënohet emri i këtij fshati, pasiqë nuk e kuptojë se përsë ndodhë një gjë e tillë, në komunën e Vrapçishtit udhëheqin shqiptarët dhë jo maqedonët, si mundet që ta tolerojnë një gje të tillë. Edhe njëher shpresojë që të përmirësohet ky gabim dhe urgjentisht të shënohet emri i fshatit Gorjan.