Tullat e heshtjes kulturore

342

Tullat e heshtjes kulturore

Shkruan Selim Iljazi

Errëtimet historike që te shqiptarët vijnë në format më fatale, kanë krijuar një kaos receptimesh kulturore, të cilat edhe në këtë kohë, njëzet e pesë vjet pas vendosjes së sistemit demokratik mbeten të fragmentuara, provinciale dhe egocentrike. Fatkeqësisht prurjet e reja kulturore dhe letrare vuajnë mungesën e kominikimit tek shqiptarët, mungesën e njohjeve të mirëqena, të cilat në çdo koh mundësojnë një horizont tjetër receptimi dhe afirmimi të vlerave kulturore dhe letrare.
Në vend që të stimulohet krijimtaria e mirëqenë, gjatë tërë kësaj periudhe të dhimbshme të tranzicionit politik, ekonomik dhe social është stimuluar shterpësia intelektuale dhe krijuese. Nuk e dimë si u ngritën këto tulla apo këto mure dhe çfarë mjeshtrish rrethuan me heshtje qenien tonë. Ne jemi aty brenda këti izolimi të paralizuar në nismat tona dhe pa pasur mundësi të krijomë një sistem njohjesh, këmbimesh dhe afirmimesh të vlerave kulturore shqiptare.
Ky pejsazh pesimist, i jetës kulturore kërkon njerëz të rinjë, prurje të reja dhe mbi të gjitha sistem referencial në komunikimin e vlerave kulturore. Për një kapërcim kualitativ të kësaj gjendjeje të mjerueshme përfundimisht nevojiten më tepër organizime të mirqena dhe pjesëmarrje të dinjitetshme të gjithë atyre që kanë një emër dhe kanë çfarë të komunikojnë me një publik në formësim e sipër këtu në Maqedoni.
Komunikim i vlerave kulturore duhet të mbajë vulën e kreativitetit dhe të afirmimit të substancës më të thellë që mbron horizontin e lirisë krijuese. Duhet një këmbëngulje nga njerëzit mendjehapur për të sjellë një bashkëpunim më kreativ të organizimeve kulturore. Vetëm ky interbashkëpunim mund ti jep fund provincializimit të kulturës dhe të vendos një sistem njohjesh dhe vlerash.
Në të kundërtën dhe gjatë do të pyesim: si u ngritën këto tulla kush janë mjeshtrit ?!.