Benzina dhe dizeli ruajnë çmimin, mazuti shtrenjtohet

239

Çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës mbetën të pandryshuara edhe për 14 ditët në vijim. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Benzina EUROSUPER 95 edhe më tej do të shitet me 63 denarë për litër, EUROSUPER 98 me 65, EURODIZEL me 50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri me 38,50 denarë për litër.

Mazuti shtrejtohet vetëm për 0,513 denarë, kështu që 1 kg do të kushtojë 24,591 denarë.

Ndryshe, çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fudnit ishte 49,763 dollarë për fuçi dhe është për 0,21% më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (49,876), sipas të cilit ishin formuar çmimet rrjedhëse të derivateve të naftës.Ndërsa kursi i denarit në raport me dollarin, ishte 55,900 dhe është për 0,852% më i lartë se kursi i dollarit (55,4275) sipas të cilit ishin formuar çmimet.