THEMELOHET SHOQATA “MIQTË E FEDERATËS VATRA”

Në ambientet e shkollës Wilson në Tetovë, përfaqësues të njërës nga organizatat e para shqiptare me rëndësi historike në SHBA VATRA “The Pan – Albanian Federation of America , z. dr Skender Murtezani dhe z. Ibrahim Kollari, në prani të disa intelektualëve dhe miqve të saj në trojet tona mbajtën një takim ku u lexua letra që dekreton themelimin e organizatës “Miqtë e Federatës Vatra”.
Dekretimi për themelimin e kësaj organizate vjen në kohën kur shqiptarët këtu, ndodhen para kthesave te rëndësishme historike, amullisë politike dhe gjendjes së rëndë ekonomike.
Nga ky takim u vendos që të krijohet Këshilli nismëtar për themelimin e organizates “ Miqtë e Federatës Vatra”, ku si kryesuese e këtij këshilli u zgjodh znj. Elita Zylbeari Masha.
Po kush është Federata Pan-Shqiptare Vatra?
Vatra (English: The Hearth) është një shoqatë e shqiptaro-amerikanëve , e krijuar në vitin 1912, e cili ka mbrojtur historikisht të drejtat e shqiptarëve, ka luajtur rol te rendesishem ne krijimin e shtetit shqiptar, si dhe është përpjekur në lobimin me Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve në të gjithë botën.
Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjithë organizatat Shqiptaro-Amerikane në një federatë u mbajt më 24 dhjetor 1911, në Boston. Ky takim u thirr me nismën e shoqatës ” Besa-Besë”. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica , Fan Noli , Kristo Floqi , Marko Adams , dhe Paskal Aleksi . Mbledhjet vazhduan deri 28 prill 1912 kur Vatra u themelua edhe zyrtarisht.