Valdet Veliu zgjidhet kryetar i nëndegës së RDK-së të fshatit Forinë

410

01.11.2016 – Në vazhdën e ristrukturimeve të mbrendëshme partiake në kuadër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, si parapërgatitje për mbajtjen e Kongresit të dytë partiak, u zgjodh kryesia e re e nëndegës së RDK-së në fshatin Forinë, ku me unanimitet të plotë për kryetar nëndege u zgjodh i diplomuari i kriminologjisë Valdet Veliu. Në të njëjtën kohë, në këtë Kuvend zgjedhor u bë zgjedhja edhe e kuvendarëve të degës dhe anëtarëve të Kongresit të partisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Veliu falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë, dhe theksoi se do të japi gjithçka nga vetja e tij për të përfaqësuar denjësisht nëndegën e fshatit si dhe RDK-në në përgjithësi kurdo që të më jepet rasti dhe mundësia. Edhe pse i ri në moshë, theksoi kryetari i sapozgjedhur i nëndegës z. Veliu, sërrisht do të jap kontributin maksimal, njashtu si kam dhënë deri më tani në ngritjen dhe zhvillimin e RDK-së, pavarsisht peripecive dhe obstrukcioneve. Kryetari i sapozgjedhur z. Veliu u zotua se bashkarisht me degën e RDK-së në Gostivar do të bëjnë çmos që të jenë urë lidhëse nëmes kërkesave të banorëve të fshatit dhe qytetit në përgjithësi, me të gjitha strukturat e larta partiake me qëllim që maksimalisht tu dilet në ndihmë për çdo nevojë të mundëshme.

I pranishëm në këtë kuvend zgjedhor ishte edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i cili foli për aktualitetin politik, përgatitjet rreth Kongresit, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e dhjetorit të këtij viti.

Shërbimi për Informim – RDK,