Kujt i konvenon kjo përçarje ndërmjet shqiptarëve?!

1339

Kujt i konvenon kjo përçarje ndërmjet shqiptarëve?!
A është e porositur kjo dhe prej kujt?!
Dua të deklaroj publikisht se Aleanca për Shqiptarët dje nuk ka bërë koalicion për qeveri me asnjë parti politike, thjesht ishte një takim ndërmjet partive politike shiptare në Maqedoni, ku ishin të ftuar të gjitha partite politike, pa përjashtim. Takimi u mbajt para kamerave dhe dolëm me komunikat të përbashkët!
As nuk i lidhëm flamujt me partitë maqedonase, as po negociuam me dikend se si t’ia japim votat shqiptare maqedonasve?!
A duhet të përçahemi, apo të unifikojmë qëndrimet tash kur partitë maqedone janë të barabartë me qëllim që të realizohen kushtet e shqiptarêve.
Ja, ne si LR PDSH, publikisht deklarohemi se nuk jemi të interesuar për poste dhe pozicione në qeveri, pa kushte do të votojmë çdo qeveri e cila do i avanson të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni…

Shkruan ne Facebook: Arben Taravari