Ziadin Sela: Nuk marrim pjesë në qeveri pa u plotësuar kushtet

1301

Ndonëse ishte i pranishëm në takimin e liderëve dje, kryetari i LR PDSH Ziadin Sela përsërit se edhe në takim ka folur mbi parimet dhe kushtet të cilat duhet të plotësohen me qëllim që të bëhet marrëveshja për koalicion, informon Zhurnal.

Sipas tij në takim ka kushte dhe jo kërkesa.

“Unifikimi në qëndrime i subjekteve politike, tryeza e bisedimeve ndërmjet subjekteve politike shqiptare pa përjashtim, kushte dhe jo kërkesa, mospjesëmarrje në qeveri pa u plotësuar kushtet, janë çështje që po i premtoj gati dy vite. Asgjë nuk kam ndryshuar as sot në qëndrime, asgjë nuk do ndryshoj as nesër, rrugë tjetër nuk ka, në qoftë se dikush ka zgjidhje tjetër po e dëgjoj me kënaqësi”, bën të ditur Sela në komentin e tij, transmeton Zhurnal.