VMRO,humbi epitetin e partisë kombëtare,tek maqedonasit u shndërrua në parti zuzare,Qeveria e re,një çikë shpres për qytetarët e Maqedonisë!

3016

VMRO,humbi epitetin e partisë kombëtare,tek maqedonasit u shndërrua në parti zuzare,Qeveria e re,një çikë shpres për qytetarët e Maqedonisë!

Ngjarjet e fundit ishin ato që përkeqësuan gjëndjen politike dhe ndër-etnike,e sidomos kur në protesta kishim njerëz të cilët organizonin dhe dergonin mesazhe;kinse akuza kundër platformës së Tiranës(tiranase) por qëllimi ishte që me këtë formë të kamuflohet humbja e pushtetit dhe dërgimi i kësaj partie në opozite,duke mos e pranuarë faktin se kjo është ajo që po i pret këta “patriotët ” e vërtet të Maqedonisë ,e cila dita-ditës po shndërrohet në një shtet të kapur nga fashistët;radikalistë-maqedonasë,që nepërmjet kësaj forme ata shfaqën një urrejtje patologjike kundrejt shqiptarëve,si rrjedhoj e cila manifestohet nga VMRO-istët që po e “mbrojnë shtetin” nga coptimi apo federalizimi ose ndoshta nga kantonizimi dhe kjo i bën ata,që të vërshojnë rrugëve se mos vallë Maqedoninë e pret një fat i tillë ,mirëpo problemi nuk qëndronte tek militantët e VMRO-së,por te krerët e kësaj partie,të cilët në realitet pranuan dhe u nënshtruan,e ndoshta për herë të parë:Se me çdo kusht do ta pranonin bllokun politiko-shqiptar;duke filluar nga kushtet që ata kishin:Arritja e barazsisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit,zyrtarizimi i gjuhës shqipe,debat gjithëpërfshirës mbi flamurin;detnizimi e simboleve kombëtare;,ndarjen e buxhetit ne mënyrë proporcionale(barabartë),por assesi të pranonin që “Gjykata Speciale” të funksionojë sepse në këtë mënyrë ata pranonin dhe burgosjen e tyre dhe humbjen e gjitha mundësive që të kishin pushtet!Fakti që kjo as që u diskutua si nga ana e LSDM-së ashtu dhe nga gjitha partit shqiptare,që si kusht kryesorë rezultonte vazhdimi i mandatit të kësaj Gjykate Speciale,krerët e kësaj partie duke filluar nga Nikolla Gruevski dhe hallka e lidhur me krimin e organizuar,bëri që kjo parti të promovojë dhe planin strategjike,e cila rezultoi me huliganët që janë hipotek e kësaj partie,të godasin edhe tempullin e demokracisë dhe kjo ishte shumë e qartë sepse mundësia e fundit ndoshta do të ishte edhe vrasja e disa krerëve të politikës…!Me qëllim të mos funksionimit të një qeverie të re,nga ata që dëshirojnë sado qoftë pakëz një frymë te re demokracie dhe fillimit të një shteti model në rajon dhe të suksesshëm,që çdo nacionalitet të jetë i lirë dhe t’i gëzon të drejtat që iu mundësohen në baz të kushtetutës së Maqedonisë,e duke mos e cënuar aspak integritetin shtetëror,por duke i ndihmuar në zhvillimi e saj,të shpejtë dhe reciprok viz-vi dështimit katastrofës së deritanishëm,ku të gjithë banorët pamvarësisht etnitetit të tyre ishin si peng i marrë nga zuzarët,të cilët u pasuruan në kurriz të popullit por popullin e përdoren për arritjen e qëllimeve profitabile,ndërkohë i njejti populli ushqehej me fjalë të mëdha ,fjalorë shumë të pasurë patriotik kundrejt jetës së varfër dhe nënçmimit të servuar,që gati çdo dite,çdo qytetarë po e kaplon skamja,humbja e shpresës për jetë normale,e cila në Maqedoni për çdo banorë është një lukse ose e shijojnë nëpërmjet filmave e sidomos këtyre të fundit,serialeve turke,e të jetosh në këtë “shtet”do të thotë :”Te mos e duash jetën dhe gati se çdo ditë ta mallkosh veten”.
Përse nuk mundet të korospodon VMRO-DPM(N)E dhe humbja e epitetit Kombëtar tek maqedonasit?
Sepse kjo prati me është shndërruar në një klan me strategji barbare e terroriste edhe për vet maqedonasit dhe ata që janë të kyçur drejtpërsëdrejti në këtë subjekt politik,që në historin e kësaj partie për një dekad e më shumë janë shënuar vetëm humbje dhe servime të politikave fashiste,më së shumti për shqiptarët,që në çdo çast,i quanin ekstremistë,njerëz të egër (por harruan se këto ishin Zombit-e këtij subjekti qe as meriton të jetë në skenë)deri sa këtë e shfaqen në kuvendin e Republikës së Maqedonisë ,duke i parë në të vërtet fytyrat e kriminelëve të organizuar nga këto që shkruanin historia të filmave imagjinare ose të paparë ndonjëherë;pra skenaristët e “Enciklopedisë”,të cilët tash e kanë të qartë se e përshkruajnë veten dhe disa njerëz që janë të një ideologjie neofashiste.Kjo parti që në konsideratë nuk i merr as qytetarët maqedonasë,që ndoshta nuk janë të mendimit të njëjtë me politikat madhore(korruptive)që ua mundësojnë maqedonaseve të jetojnë me fjalët boshe,historin 7000 mijë vjecare të Maqedonisë,përrallat e figurave kombëtare,të huazuar nga çdo shet nga një,ashtu siç edhe vetë këto pretendojnë të jenë përsona falso me një historik dhe histori falso,por që kjo solli një dobi që tash shndërrohet në humbje të moralit edhe tek elektorati i saj,duke marrë parasysh,të bëmat dhe realitetin e patriotëve që do të përfundojnë pas grilave edhe kjo nuk do shkoj gjatë deri në formim të qeverisë se re,të cilët pretendoni që hallkën krimit të organizuar,ka për ta fundosur dhe se fryma e re,e demokracisë dhe drejtësisë,të shënon fitoren e saj…!Pas një periudhe shumë të gjatë kohore,e mbajtur peng nga diktatorët e vegjël dhe sundimtarët të rrejshem.
Janë,disa projekte madhore;që kjo parti,i paraqet si plane shumë të suksesshme;pra flitej për institucionet,nga të cilat shtetet janë të ndërtuara:
Arsimi,një zero e madhe,e dështuar plotësisht,i gjithë kuadri po kërkon alternative,që të mos mbeten,në regjimin e fashistëve dhe largimin nga ky vënd,që s’ka perspektiv,e as mundëson një jetë të sigurt.
Objekte Shkollore,me kushte mizore,në stinën e dimrit nuk ka nxemje,s’ka bibloteka,kabinete për informatike;për fizik;për kimi dhe shumë lënd tjera të cilat çdo shkollë ka probleme të hatashme dhe nuk mundet të funksionojnë si institucione të cilat duhet në kohë të shkurtër të reflektojnë nga diturit e përfituara edhe pse tash më çdo profesor/e,arsimtar/e,largohen dhe perspektivën e shohin jasht vendit tonë,diku në vëndet Euriopiane.
Universitet,bisnesi më i mirë i kohës së sotme,aty ku partit lejojnë hapjen e “Universiteteve” si :”Sallone Ondulimi”,duke mos pasur asnjë kriter,asnjë kusht për një studim të shëndosh,aty ku partia vendos dekanin dhe çdo militant partiak e furnizon me një diplomë dhe çdo vitë kemi doktora shkence(në të shumtën e rasteve janë pa merita),që realisht është më e lehtë të jesh një shkencëtarë i rrejshëm i një lëmie,se sa të pranohesh në Akademin Policore.
Gjykatat një vend që u shërben,partive që janë në pushtet,me mijëra lënd të pazgjedhura,ku ligji vlen vetëm për qytetarët varfanjak,ata të cilët nuk janë pjesë e ndonjërës nga partit pushtet,aty ku ligjvënësi,thyen gjitha rregullat dhe nuk jep llogari për asgjë,aty ku një përson për 1-metro dru burgoset,ndërkohë për milionat e marra,nuk shqyrtohen rastet sepse nuk kanë në dispozicion argumente të mjaftueshme,sepse personat në fjalë kanë libreza partiake ose kanë kontroll të plotë rreth gjithckaje,që simbolizon një institucion shteteror.
Ministria e Punëve të Brendshëme,shërben si pjesë e skenareve të arrestimeve politike,për dalje nga krizat e shumta,përdoret për arritje të qëllimeve të caktuara,mbyllje të personava që kundërshtojnë pushtetin,por që ky institucion shtetëror nuk ju kthye kur qytetarëve edhe përse të punësuarit e këtij institucioni,ballafaqohen me pengesa të shumta;vones të pagave,mos investim në mejtet të ndryshme për një punë sa ma racionale dhe të suksesshme.
Spitalet,në përgjithsi,vetëm se posedojnë dhe thirren Spitale apo “Shtëpit e Shëndetit”por,lirshëm mund të thuhet:”Janë vënde ku i sëmuri mund të helmohet por assesi të shërohet”…!
Konkretisht si argument për rastin në fjalë kemi “Spitalin e Përgjithshëm Dr.Ferid Murati”i,cili ka marr emrin nga fituesi i çmimit Nobël,dhe është një personalitet me vlera botërore,pra,Spitali që e ka emrin e një Nobelisti,nuk ka sirume,s’ka barna,s’ka mjete pune,mungojnë mjetet tekniko-teknologjike,papastërtia,aty ku pacientet kur sëmuren duhet;që nga shtëpit e tyre,të sjellin batanie,mjete për ngrohje të dhomës në kushtet e dimrit sepse është një spital mirëpo ka vetëm pamje të tillë,nëse hyn nga brenda shikon mykun,aromën e keqe dhe lloje të ndryshme te insekteve të cilat formohen nga mos mirëmbajtja e higjienes,realisht nuk mund të shikosh asgjë,që duhet të posedon një Spital dhe kjo gjëndje është gjithandej,i këtij shteti të quajtur Maqedoni,e udhëhequr nga patriotët e folklorit “komëtar”.
Por gjithsesi dua t’i falemenderoj mjekët e “Spitalit të Përgjithshëm Dr.Ferid Murati” të Gostivarit të cilët me mjete e kohës se gurit duke mos pasur mjete të sofistikuara tekniko-teknologjike që të tregonin profesionalizmin mirëpo,për fat të keq ky emër i madh,me kushte mizore,që është fatkeqësia e që mbjell frikë sepse janë rrethana të tilla të pamundura për funksionim normal të ashtuquajturën “Shtëpie e Shëndeti”.
Realisht kjo si rrjedhojë e kësaj politike,të patriotëve që mbjellin dhe sjellin fatkeqësinë,e çdo shtetasi;sepse çdo kush sëmuret qoftë,i:VMRO-së;LSDM-ës;ose;PDSH-së;BDI-së; LRPDSH-së;BESË-së;jeta është e shenjtë dhe çdo njëri është i barabartë duke mos dalluar kombësi,sepse fundja të gjithë njerëz jemi dhe askush nga neve,nuk është më i previlegjuar nga tjetri edhe nëse ka kombësi tjeter,gjuhë tjeter,doke e zakone tjera,kjo si bën aspak ata ndryshe nga ata që janë vetëm numër statistikor më shumë,nëse kjo në të ardhmen vazhdon,atëherë: “Spitale do të ketë mirëpo mjekët dot nuk mund t’i gjesh”sepse imigrimi është i hatashëm nga mjekët, pagat apo të ardhurat e një mjeku;doktori,janë barabartë me një kuzhinjer të një Restoranti apo mjështër ndërtimi,nënçmimi vjen nga të nënshtruarit për interesa personale,këta që servuan imagjinatën dhe neve që shohim realen,e një katastrofe të vërtet,që ndodhet i gjithë vëndi.
Qeverie e re,shpresëdhënëse apo iluzion i së kaluarës?
Pra,formimi i një qeverie të re është ndoshta dalja nga kriza,por jo dhe zgjidhja,sepse ballafaqimi me problemet e shumta që shkaktoi kalni i krimit të organizuar është një barrierë që pengon por që ndoshta nuk do ta stagnon që ky shtet të rilind,mirëpo nëse ata që sollën krizën nuk dënohen,nuk japin llogaridhënie për krimet e bëra,kjo do të reflektonte në humbjen e besimit dhe rikthim të sundimit,vetëm se aktorët që premtonin një vizion të ri,do t’i rikthehen nostalgjisë së kaluar për pushtet…!