Tv2 | Televizion Gostivar

Osmani në Konferencën Vjetore të komunave të Turqisë
I ftuar në cilësinë e  anëtarit të  kryesisë së Unionit të komunave botërore turke dhe në cilësinë e  profesorit universitar, kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani mori pjesë në Konferencën vjetore  të komunave  të  Turqisë që u mbajt nga 17-20 shkurt në Stamboll të Turqisë. Kryetari Osmani së bashku me prof.dr. Veysel Eroğlu – ministër në qeverinë turke, Nihat Zeybekci – kryetar i deritashëm i BKT dhe İbrahim Karaosmanoğlu – kryetar i ardhshëm i BKT ishin referuesit kryesorë në lidhje me funksionalitetin e komunave në nivel të vendeve përfaqësuese. Në një diskutim me sfond të gjerë teorik-shkencor i kombinuar me përvojën e suksesshme bazuar në dy mandate të menaxhimit të Komunës së Gostivarit, kryetari Osmani prezantoi me shumë sukses rastin e demokracisë lokale, financave lokale dhe raportet shumë të ndërlikuara në mes pushtetit  lokal dhe qeverisë së Shkupit, duke analizuar në mënyrë shumë të detajuar sistemin e pushtetit komunal në Maqedoni  me theks të veçantë në  rastin e komunës së Gostivarit.  Kryetari Osmani argumentoi bindshëm faktin se demokracia lokale në Maqedoni vuan nga kufizime të theksuara ligjore dhe ndërhyrje permanente të qeverise qendrore dhe se financat publike në Maqedoni, janë financat më të centralizuara në raport me vendet evropiane dhe aziatike dhe se decentralizimi politik dhe fiskal është vetëm një retorikë politike dhe i bllokuar  në vazhdimësi nga qeveria aktuale e Shkupit.Qasja krahasimore e prezantimit nxori në sipërfaqe kompetenca dhe financa shumë të kufizuara të komunave në Maqedoni në raport me vendet  e UE dhe vendeve të tjera. Profesor Osmani në veçanti nxori në sipërfaqe problemet me borxhet e trashëguara, arkëtimet e rritura të të hyrave fiskale, reformimet strukturore të ndërmarrjeve publike nëpërmjet bankrotit dhe  ristrukturimit organizativ, menaxhimin e suksesshëm të borxhit publik nëpërmjet politikave të shtrënguara fiskale në bazë të një programi reformator katërvjeçar.Interes të veçantë te pjesëmarrësit zgjoi menaxhimi nëpërmjet bankrotit të ndërmarrjeve publike, marrja e rejtingut kreditor ndërkombëtar nga Agjencia Moody’s dhe huazimet nga Banka Botërore, KHW banka dhe Banka Evropiane Investicionale si pjesë e menaxhimit me ndryshime që efektuan përmirësimet e konsiderueshme të financave publike dhe ofertë cilësore të të mirave publike.Ideja e kryetarit Osmani për një forum Ballkanik për investimet turke  ku organizator do të paraqiteshin komunat e vendeve ballkanike së bashku me Unionin e komunave te Turqisë, u përkrah nga delegatët e Konferencës dhe kryetari Osmani u përcaktua si një nga bashkërenditësit e këtij aktiviteti. Kryetarit Osmani iu bënë më shumë oferta për bashkëpunim nga përfaqësues të komunave të vendeve të ndryshme dhe nga përfaqësuesit e qeverisë turke. Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani gjatë qëndrimit të tij në Stamboll pati rastin të takojë edhe disa shoqata të afaristeve me prejardhje nga Ballkani dhe me të cilët biseduan për mundësitë e investimeve të përbashkëta në komunën e Gostivarit dhe në Maqedoni në përgjithësi.