Për Ne

TV DUE, mik i shtëpisë suaj

TV DUE nis transmetimin më datë 1 nëntor të vitit 1994 me një program prej 24-orësh. Po të njëjti vit, TV DUE u licencua nga Këshillit për Radiodifuzion i Republikës së Maqedonisë, si një nder kanalet private televizive në territorin e Republikës së Maqedonisë.

TV DUE mbulon rreth 100 për qind të territorit të Pollogut, që do të thotë rreth 70 për qind të Maqedonisë Perëndimore. Këto hapësira mbulohen nga një rrjet transmetuesish dhe radiovalësh të shpërndara në të gjithë territorin e lartpërmendur. TV DUE është në transmetim tokësor  24- orësh.

TV DUE ka në dispozicion të prodhimit të vet studio televizive të pajisur me teknologjinë  bashkëkohore.

Nën logon e TV DUE, publiku informohet, argëtohet dhe edukohet nga programet të ndryshme televizive.

TV DUE është një media vizive me shikueshmëri të jashtëzakonshme. Në anketën e fundit te vitit 2006 , TV DUE radhitet si televizioni me shikueshmëri më të lartë tek televizionet lokale në Maqedoni.

Në saje të një strukture programore komplekse, ku ndërthuren 2 edicione informative në  ditë si dhe prodhime të emisioneve të ndryshme me karakter politike, sociale, kulturore, si  dhe një numër i madh blerjesh telenovelash, filmash, serialesh dhe dokumentaresh, TV DUE ka arritur të bëhet i afërt me të gjitha shtresat sociale.

Që nga krijimi i tij, TV DUE nëpërmjet programeve të mirënjohura ka qenë një dritare e cila ka pasqyruar për qytetarët probleme sociale dhe ekonomike si te individit ashtu edhe te bashkësisë. Është një burim i besueshëm për përhapjen e informacionit.

Televizioni TV DUE me seli në Gostivar, si anëtare e Këshillit për Radiodifuzion të Republikës së Maqedonisë, me shikueshmëri dhe sinjal solid të përfshirë në territorin e gjerë të rrafshit të Pollogut (Gostivar, Tetovë dhe rrethinë), dhe audiencë prej 300.000 mijë teleshikuesve potencial, me emetim të programit televiziv brenda 24 orëve kryesisht në gjuhën shqipe, ofron mundësi solide të reklamimit të bizneseve në çdo kohë dhe me çmime reale dhe konkurruese në treg.